Kjo politikë e privatësisë shpjegon se si Ecochem SHPK me nr. NUIS L91318028P, me adresë në Tiranë, Rruga Llambi Bonata, 10/1, Kombinat ("Kontrolluesi") mbledh, përdor dhe mbron të dhënat personale të prindërve dhe foshnjave që marrin pjesë në nismën për produktet SEPTONA.
1. Mbledhja e të Dhënave Personale
Të dhënat personale të mbledhura mund të përfshijnë emrin, mbiemrin, numrin e identifikimit, adresën e banimit, numrin e telefonit të prindërve, si dhe emrin, mbiemrin dhe datën e lindjes së foshnjës.
2. Qëllimi i Përdorimit të të Dhënave
Të dhënat personale do të përdoren për qëllimet e mëposhtme:
- Mundësimi i prindërve dhe foshnjave për të marrë produktet falas SEPTONA.
- Dokumentimi dhe promovimi i nismës në media të brendshme ose publike.
- Komunikimi i mëtejshëm me prindërit për oferta, njoftime ose aktivitete promovuese lidhur me produktet SEPTONA.
3. Baza Ligjore për Përpunimin e të Dhënave
Përpunimi i të dhënave personale bazohet në pëlqimin e dhënë nga subjekti i të dhënave, në përputhje me nenin 7, pika 1 (a) dhe nenin 8 të ligjit nr. 124/2024.
4. Shpërndarja e të Dhënave
Të dhënat personale mund t'u shpërndahen palëve të treta që janë të përfshira në realizimin e nismës, siç janë bashkëpunëtorët të cilët na ndihmojnë në realizimin e qëllimeve sipas pikes 2 më lart.
5. Ruajtja dhe Siguria e të Dhënave
Të dhënat personale do të ruhen në mënyrë të sigurt dhe do të mbahen vetëm për periudhën e nevojshme për të përmbushur qëllimet e mësipërme. Pas kësaj periudhe, të dhënat do të fshihen ose anonimizohen.
6. Masat e Sigurisë
Ne kemi zbatuar masa të përshtatshme teknike dhe organizative për të siguruar integritetin dhe konfidencialitetin e të dhënave personale. Këto masa përfshijnë, por nuk kufizohen në: kontrollin e aksesit në të dhëna, enkriptimin e të dhënave gjatë transmetimit, zbatimin e procedurave të sigurta të ruajtjes së të dhënave dhe monitorimin e rregullt të sistemeve tona për të zbuluar çdo shkelje të sigurisë.
7. Të Drejtat e Subjekteve të Dhënave
Subjektet e të dhënave kanë të drejtën:
- Të kërkojnë akses në të dhënat e tyre personale.
- Të kërkojnë korrigjimin e të dhënave të pasakta ose plotësimin e tyre.
- Të kërkojnë fshirjen e të dhënave personale.
- Të kufizojnë përpunimin e të dhënave personale.
- Të kundërshtojnë përpunimin e të dhënave personale.
- Të tërheqin pëlqimin e tyre në çdo kohë.
8. Pëlqime Opsionale
Prindërit kanë mundësinë të japin pëlqimin e tyre për:
- Përdorimin e të dhënave të tyre kontaktuese për dërgimin e informacioneve, njoftimeve ose materialeve promovuese.
- Publikimin e fotografive ose videove ku paraqiten ata ose foshnjat e tyre në materiale promovuese publike.
9. Kontakt
Për çdo pyetje, kërkesë ose ankesë lidhur me të dhënat personale, subjektet e të dhënave mund të kontaktojnë Ecochem SHPK në adresën e mail info@ecochem.al
10. Ndryshime në Politikën e Privatësisë
Kjo politikë e privatësisë mund të ndryshojë herë pas here. Ndryshimet do të publikohen në faqen zyrtare të internetit.